Me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Majit, në qendrën sociale “Logu i Shkëndijës” do të shfaqet dokumentari “Vdekja e qytetit”, i përgatitur prej aktivistëve të Organizatës Politike me ndihmën e vyer të regjisorit Artan Rama. Ky dokumentar pasqyron situatën e një qyteti punëtor, që me ndalimin e motorit të rafinerisë, ndalon së ekzistuari si qytet bashkë me qytetarët e tij, i dëshpëruar dhe me borxhet e bëra fletore. Po kështu, ky dokumentar, përmes rrëfimeve jetësore të punëtorëve dhe luftës për rivitalizimin e rafinerisë, tregon histori dhe realitete të çensuruara sociale, pertejkryeqytetase.

Në fund, do të ketë diskutime mbi situatën e punëtorisë sot dhe mundësitë e aktivizmit socio-politik. Prandaj ftojmë të gjithë dashamirësit, studentët që punojnë dhe këdo tjetër që derdh djersë pa marrë kurrgjë në këmbim, të bashkangjiten në këtë aktivitet.

Advertisements