Yjet e Hollivudit, fitues të statujës Oskar, Morgan Freeman, Michael Caine dhe Alan Arkin bashkohen në një aventurë të re. Ata vijnë në rolet e tre të moshuarëve Willie, Joe dhe Al –të cilët pasi mësojnë se banka përdor pensionet e tyre për të përfituar, ndërkohë që ata nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e tyre për shkak të mosmarrjes së pensionit vendosin që të ndërmarrin një veprim ekstrem duke vjedhur pikërisht bankën që i ka mashtruar…
E gjithë aventura e tyre titullohet “Going in Style”, një komedi e drejtuar nga regjisori Zach Braff.

Advertisements