Mitet nuk janë fëmijëria e humanizmit të cilëve u ka ikur koha. Mitet janë në të njëjtën kohë shumë larg dhe në thelb të jetës moderne. Edhe vetë shkenca është e mbushur me mite për të shpjeguar botën. Njëri prej tyre është Teoria Big Bang. Çmenduria e kohës moderne është se ne kemi vendosur veten në qendër të gjithësisë si shkaktar të gjithçkaje dhe në mënyrë të insistuar kërkojmë fajtorët si shkak të fatkeqësive, duke harruar se ekzistenca njerëzore është tragjike. Qenia njerëzore kërkon t’i shtrijë të gjithë tentakulat në çdo skutë dhe beson se mund të zotërojë botën dhe këtu qëndron mohimi i realitetit. Mitet janë më afër këtij realiteti të mohuar.

Ligjërues: Pullumb Kaciqi

Advertisements